
Agjension funerali me pedigre
Ne vlerësojmë njeriun, edhe nëse ai nuk jeton më!
Agjensia më e shpejtë në Skandinavi për transport kufomash
Gamë e gjerë shërbimesh funerale
Çmimet më të volitshme për transport kufomash në gjithë Skandinavin
Kush jemi ne?
Begravningsbyrå Kosova është një kompani familjare që ofron shërbime funerale për banorët në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë. Kompania ndodhet në Landskrona të Suedisë, por ne ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për shërbimet tona në të gjithë rajonin nordik.
Me përvojën tonë shumëvjeçare dhe me një staf profesional, ne jemi lider në treg për shërbimet funerale në Skandinavi, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëzit që vijnë nga Ballkani dhe jetojnë në këto vise.
Ne kemi njohuri të gjera për kulturën dhe traditën e Gadishullit Ballkanik, prandaj ofrojmë shërbime ekskluzive për këtë grup njerëzish. Ndër shërbimet më të kërkuara që ne i ofrojmë janë larja dhe pastrimi i kufomës, qefinosja sipas traditës, namazi (namazi i xhenazës), si dhe nevojat e tjera ceremoniale. Të gjitha shërbimet e lartpërmendura ne i ofrojmë pavarësisht nëse kufoma është femër ose mashkull. Imamët tanë i kryejnë të gjitha këto shërbime me kujdesin më të madh.
Përveç shërbimeve të mësipërme, ne ofrojmë edhe transport kufomash për ata që dëshirojnë t’i transportojnë të ndjerit për varrosje në vendlindje.
Me krenari e themi se ne kemi bërë një ndryshim të madh në këtë çështje për njerëzit që jetojnë në vendet nordike. Më parë, kur njerëzit kishin nevojë për të transportuar të vdekurit e afërm të tyre, duhej të prisnin me javë të tëra para se të mund ta rezervonin transportin për ta. Tani ne bëjmë të mundur që kufoma të arrijë në vendlindje brenda vetëm pak ditësh.
Për më tepër, ne jo vetëm që kryejmë transporte të shpejta, por trupi që ne e transportojmë trajtohet me respektin dhe kujdesin më të madh në çdo kohë dhe në çdo aspekt!
Ne kemi mirëkuptim të madh për njerëzit që kanë humbur një të dashur dhe, për këtë arsye, e përshtatim kohën, shërbimet dhe këshillat tona sipas secilit individ.
Për ne, shërbime cilësore është thelbësorja!
Gjithmonë çmime fikse
Ne gjithmonë zbatojmë çmime fikse, ku përfshihen të gjitha shërbimet tona sipas kërkesës suaj, duke përfshirë kostot e udhëtimit dhe kostot e tjera. Klienti gjithmonë merr një çmim fiks sipas shërbimeve që dëshiron dhe distancës ku ndodhet nga ne. Ne nuk aplikojmë asnjëherë kosto të fshehura apo shtesë, përderisa nuk kërkohen shërbime shtesë!