
Ofrojmë shërbime funerale të plota
Ne i përshtatim shërbimet tona sipas nevojave tuaja
Begravningsbyrå Kosova i trajton të dashurit tuaj me respektin dhe kujdesin më të madh.
Varrimi në Suedi
Për funeralet në Suedi, Begravningsbyrå Kosova ndihmon me të gjithë procedurën, që nga administrimi i dokumenteve për të ndjerin, transporti, rezervimet, oraret etj.
Kur angazhoni kompaninë tonë, do të merrni këshilla ligjore, praktike dhe ceremoniale falas. Stafi ynë me kompetencë adekuate dhe me përvojë të gjerë në këtë fushë do të gjejë gjithmonë përgjigjen dhe metodën e duhur për ju.
Larja dhe përgatitja e kufomës
Për klientët tanë, pavarësisht nëse funerali do të zhvillohet në Suedi apo nëse do ta transportojmë të ndjerin në vendin e tij të lindjes, ju keni mundësinë të zgjedhni nëse dëshironi që ne të bëjmë pastrimin, qefinosjen dhe përgatitjen e kufomës në përputhje me rregullat fetare dhe traditën. Imamët tanë sigurojnë që i afërmi juaj, qoftë nga gjinia femërore ose mashkullore, të jetë i përgatitur në përputhje me rregullat fetare dhe traditat tona kombëtare.
Ceremonitë
Për njerëzit që do të varrosen në Skandinavi, Begravningsbyrå Kosova ofron imamë profesionistë për të kryer të gjitha ceremonitë në përputhje me normat, traditën dhe brenda legjislacionit suedez. Në rastet kur kufoma është femër, ne dërgojmë dy imamë: një femër për të kryer pastrimin dhe përgatitjet tjera të kufomës, dhe një imam mashkull i cili përkujdeset për faljen e namazit dhe procedurat tjera.
Duke na besuar neve, familja nuk ka pse të mendojë për koordinimin e imamëve, mjetit të transportit, komunikimin dhe koordinimin e hapjes së varrit, faljen dhe lutjet (për ata që i praktikojnë) etj. Ne i kryejmë të gjitha.
Transporti për në atdhe
Ne bëjmë transportin e kufomave në shumicën e vendeve të Ballkanit (shih listën më poshtë).
Transportet nga Suedia:
Kur ne pranojmë raste në një paradite gjatë një dite pune, zakonisht mund ta fillojmë udhëtimin brenda të njëjtës ditë. Përndryshe, do t’i kemi të gjitha dokumentet gati ditën e parë të radhës të punës. Për transport më të shpejtë, ne transportojmë me makinë deri në Gjermani dhe prej andej fluturojmë për në Prishtinë. Kjo ndodh sepse linjat ajrore nga Suedia zakonisht kërkojnë rezervime paraprake që mund të zgjasin deri në disa javë, ndërsa nga Gjermania fluturimi në përgjithësi mund të organizohet të njëjtën ditë që i ndjeri arrin në aeroport.
Në bashkëpunim me partnerët tanë në Ballkan, ne marrim të ndjerin nga aeroporti në Prishtinë dhe e dërgojmë me makinë atje ku do të zhvillohet funerali, qoftë në Kosovë apo në vendet e tjera të rajonit.
Ne bëjmë transport kufomash për në vendet si në vijim:
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Mali i Zi
Serbi
Për vende të tjera, ju lutem na telefononi për informata më të hollësishme.
Dokumente dhe akte
Sapo mjekët të kenë lëshuar certifikatën e vdekjes, ne fillojmë përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera të nevojshme.
Konsulencë
Kur ju angazhoni kompaninë tonë, ne ju japim këshillat e nevojshme, qofshin ato ligjore, tradicionale, praktike apo të përgjithshme. Ne ju mbështesim në çdo aspekt.
Transporte nga vendet e tjera nordike
Ne transportojmë kufoma nga të gjitha vendet nordike. Procedura e transportit është kryesisht e njëjtë me transportin nga Suedia (shih më sipër).
Ju lutemi të na kontaktoni për informacion të detajuar.